Telenews

Rasti “Bon Vivant”, urdhërohet ndalimi edhe i një personi

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka urdhëruar ndalimin e personit N. Ll., lidhur me rastin e ndodhur në “Bon Vivant”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se i dyshuari N. Ll., dyshohet për veprën penale “dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e personi me inicialet N.Ll., për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”.

Kujtojmë se më 4 gusht, pas një përleshje në “Bon Vivant”, mbeti i vrarë një person ndërsa të lënduar mbetën mbi 20 persona.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj