Telenews

Rasti i foshnjës që u gjet e vdekur pranë mbeturinave, Prokuroria në pritje të rezultateve të obduksionit

Një foshnje e vdekur është gjetur dje brenda një qese, në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.

Lidhur me rastin, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se po ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet hetimore, duke shtuar se po presin rezultatet e obduksionit, shkruan Reporteri.net.

Informacione të tjera s’kanë ndarë, me arsyetimin se dëmtohet hetimi.

“Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion, ku dhe jemi në pritje të rezultatit nga (IML). Tani për momentin nuk mund të ofrojmë informacione sepse mund të dëmtohet rrjedhoja e procedurës hetimore”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dalë sot me detaje.

Në njoftim thuhet se një burrë e kishte njoftuar Policinë se e kishte gjetur foshnjën e braktisur.

“Prishtinë – Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 21 maj

Erzana Fazliu

Osmani nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, do të pritet me nderime të larta në Bern

KushtrimGuraj

Çudia “biznesore” në Dragash: Furra e bukës fiton tender transporti

KushtrimGuraj