Telenews

Rasti i tmerrshëm me foshnjën në Spitalin e Pejës, kush u suspendua deri tani?

Një foshnje e lindur pa shenja jete me 13 dhjetor në Spitalin e Pejës dyshohet se u fut me çarçafë në lavatriçe. Prokuroria ka konfirmuar nisjen e hetimeve, ndërsa Spitali i Pejës ka suspenduar shtatë punonjës të tij, po ashtu paralajmërohen edhe suspendime të reja.

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti tregoi pozitat e punës së punonjësve të suspenduar.

“Në mesin e të suspenduarve janë katër mami, dy punëtorë të shërbimit teknik dhe një pastruse”, tha Sahiti.

I njëjti tha se rasti është në hetim nga spitali dhe prokuroria, duke mos e përjashtuar mundësinë edhe për suspendime të reja.

Foshnja dyshohet se kishte lindur pa shenja jete në javën e 32-të, teksa spitali tha se hetimet po bëhen në drejtim të “mënyrës se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët”.

E kryetari i kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj tregoi nëse pritet të ndërmarrin ndonjë veprim për 4 mamitë e suspenduara.

Rrustemaj tha se nga Spitali i Pejës i ka kërkuar emrat e katër mamive dhe vendimi për to pritet të merret nesër në orën 14:30.

“E kam thirr spitalin me mi dergu emrat dhe e kam thirrë prokurorin e Odës mi vazhdu procedurat sipas ligjit. Emrat ende nuk mi kanë dërgu. Nesër në orën 14:30, merr vendim prokurori i odës”, tha Rrustemaj.

Rrustemaj tha se në kësi raste, “licencën e revokojmë varësisht prej shkeljeve dhe i fshijmë nga lista e Odës”.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta