Telenews

Rasti tragjik në Ferizaj: 71-vjeçarja u gjet e vdekur në bunar, dyshohet se u hodh vetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Koshare të Ferizajt, ku një grua është gjetur pa shenja jete në një bunar, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Hetimet Rajonale në Ferizaj janë njoftuar nga Qendra Operative për rastin, ndërsa menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësinë e Forenzikës.

Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, dyshohet se 71-vjeçarja ishte hedhur në bunar. Familjarët janë përpjekur ta nxjerrin, por nuk kanë arritur, çka ka bërë që të kërkohet ndërhyrja e zjarrfikësve. Pas nxjerrjes së saj nga bunari, ekipi i Emergjencës në Ferizaj ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Sipas familjarëve, viktima prej rreth dy vitesh kishte probleme shëndetësore dhe ishte duke u trajtuar nga mjekë psikiatër.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Të ngajshme

Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht

KushtrimGuraj

Serwer takon Jasharin, flasin për avancimin e FSK-së drejt integrimit në NATO

KushtrimGuraj

PDK diskuton zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

KushtrimGuraj