Telenews

Reagojnë nga Kabineti i Afrim Gashit: Ekipi i Kryetarit shkoi për ta qetësuar situatën

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mohon përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin e sotëm në aeroportin e Shkupit.

Sipas njoftimit të tyre thuhet se anëtarët e ekipit të sigurimit të Kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm aty vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të Presidentes së Kosovës,  Vjosa Osmani, dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit.

“Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP.

Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz”, thuhet në njoftim.

Tutje, kabineti i kryekuvendarit maqedonas kanë bërë thirrjes edhe mediave që të verifikojnë informacionin e tyre para se të publikojnë pretendime të tilla dhe të veprojnë me përgjegjësi profesionale dhe etike.

 

Të ngajshme

Nesër protestë në Serbi, bllokohet për dy orë rruga në Jarinje

Valjeta Turkaj

Gjashtë vjet më parë u shënua rasti i parë me Covid-19 në Kosovë

Valjeta Turkaj

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP paralajmërojnë grevë

Valjeta Turkaj