Telenews

Reagojnë nga Presidenca: Strukturat kriminale në veri kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës.

Vela thotë se Serbia mban përgjegjësi të plotë për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren”, shkroi Vela në Twitter.

“Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendi”.

“Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi