Telenews

Reagon asambleistja e LDK që u ofendua nga Sadiku i VV-së

Asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Gresa Avdiu ka reaguar pas fjalës ofenduese që kryetari i Kuvendit, Arianit Sadiku i lëshoi sot gjatë seancës.  Avdiu u cilësua si “gjavgarice” nga ana e Sadikut, shkruan Telenews.al.

Për këtë Avdiu ka reaguar duke thënë se më së paku e ka pritur të ofendohet nga Sadiku i Vetëvendosjes.

Sipas saj me fjalën e thënë nga ai është ofenduar secila grua në komunën e Gjilanit.

“Unë, i nderuar kryesues, nuk të kam ofenduar as kur ma ke mohuar fjalën dy seanca radhazi, as kur ma ke dhënë fjalën pas 6 orë pritjeje. Madje, nuk të kam ofenduar as kur ke gënjyer publikisht qytetarët e Gjilanit dhe përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.

Mes tjerash ajo i ka kërkuar falje familjes së saj që e kanë dëgjuar këtë ofendim.

“Ndjej obligim t’i kërkoj falje familjes sime, që me vendimin tim për të qenë pjesë e një partie politike dhe skenës politike, do ju duhet të duroni ofendime që i bëhen vajzës suaj, sa herë që mungojnë argumentet për ta kundërshtuar!”.

Gjuhën e përdorur nga kryetari i Kuvendit Komunal e ka dënuar Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ato kanë kërkuar që kjo lloj gjuhe të mos lejohet në asnjë institucion.

“Ky diskurs fyes nga kryesuesi i Kuvendit të Gjilanit Arianit Sadiku nga radhët e VV-së dëshmon qasjen ofenduese të cilën e promovon kjo parti, e ndaj të cilës duhet të merren masa”, thuhet në reagim, shkruan Telenews.al.

Sadiku ka ofenduar dy këshilltare komunale nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një seancë që po mbahej të enjten.

Sadiku dëgjohet duke iu drejtuar me fjalën “Gjavgarica”, Gresa Avdiut dhe Aferdita Balajt. Ndonëse, ai mendon se e ka të fikur mikrofonin kjo është kapur në video. /Telenews.al/

Të ngajshme

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Rrezarta Ramaj

Eli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar, por s’kam arsye të turpërohem

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 3 tetor

Rrezarta Ramaj