Telenews

Reagon ashpër Kurti: I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë të dorëhiqet

“I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke vazhduar ta komentojë rastine  vrasjes së 35-vjeçares, Hamide Magashit.

“Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar. I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”, ka thënë Kurti.

I dyshuari për vrasje të 35-vjeçares, Sokol Halili vazhdon të jetë në arrati.

Ndërkohë të enjten në Prishtinë mijëra qytetarë protestuan për të kërkuar drejtës për Hamide Magashin.

Po kërkohet drejtësi për një vrasje kaq mizore ndaj gruas që për sot kishte caktuar operacionin për të lindur.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj