Mesfushori Etnik Brruti ka vendosur për të ndërruar Kombëtaren e Kosovës me atë të Shqipërisë, ndërsa në ditët e fundit, rasti i tij ka qenë prej më të komentuarve, pasi që shumë njerëzve nuk iu ka pëlqyer kjo gjë.
Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) u raportua gjithandej se mesfushori Etnik Brruti ka vendosur ta lë fanellën e Kosovës për atë të Shqipërisë.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, i cili tha se Brruti i ka njoftuar me vendimin e tij për të luajtur me Shqipërinë.

Për këtë gjë ka reaguar babai i tij, Besnik Brruti, i cili ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, duke thënë se tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit , Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!.
“Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit , Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!”
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë”.
“Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar”.
“Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare”.
“Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”, ka shkuar Besnik Brruti.