Telenews

REAGON BSPK, PAS PREMTIMIT TË QEVERISË PËR NDARJEN E 100 EUROVE PËR PUNËTORËT

BSPK-ja ka njoftuar se mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga Kryeministri Kurti, duke thënë se pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë po të realizohet dhe të rrisë mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve.
Tutje BSPK-ja ka deklaruar se mbështetja financiare është e mirë e çfarëdoqofshme qoftë ajo.
“Mbështetja financiare është e mirë e çfarëdoqofshme qoftë ajo, po Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që hartimi i projektligjeve, dhe miratimi, dhe plotësim-ndryshimi i ligjeve të veçanta për jetën e të punësuarve të ecin dhe të rregullojnë fushat përkatëse asisoj që të mos ketë hapësirë e as nevojë të kërkohet që të ndodhë ndryshe”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.
BSPK-ja ka edhe disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës.
“Prandaj, presim dhe duam të kemi besimin se Partneri ynë Social – Qeveria kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

  1. Miratimin e Ligjit për Paga;
  2. Nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;
  3. Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti; dhe
  4. Nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;

t’i përmbyllë brenda këtyre muajve dhe të punësuarve e qytetarëve t’ua japë një infrastrukturë ligjore ashtu siç e meritojnë” thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani: Hapëm fushatën zgjedhore me vizion për të ardhmen

Erzana Fazliu

Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë

Valjeta Turkaj