Telenews

Reagon edhe Osmani reagon pas dështimit të Kosovës në KiE: Anëtarësimi është thjesht çështje kohe

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Osmani ka thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjesht çështje kohe.

Tutje, ajo ka shtuar se në këtë rrugë, Kosova nuk do të bëjë kompromise me vlerat që përbëjnë themelin e shtetit.

Presidentja Osmani ka falënderuar vendet që e kanë përkrahur Kosovën deri tani dhe ka thënë se së bashku me to do të punohet për ta bërë realtet anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më herët sesa vonë”, ka shkruar Osmani.

 

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj