Telenews

Reagon Endriti pasi Thaçi ‘shpërtheu’ në të qeshura gjatë dëshmisë së Gecit

Në dëshminë e Fadil Gecit në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK’së, ka marrë vëmendje, Hashim Thaçi, cili ka shpërthyer në të qeshura me deklaratat e Gecit.

Geci pretendon se Thaçi e ka shkruar komunikatën 59 ku kërkohet vrasja e vëllait të tij, Gani Gecit.

“Komunikatën 59 nuk jem ndal na kemi bisedu me krejt shtabin e kemi pyet kush e ka shkru. Për këtë Milaim Zeka e informoi vëllain tem Gani Gecin. Kurrfarë jarani se kom Milaim Zeken edhe ai është marksist, ai është jaran i këtyne këtu edhe pse është nip i Llaushës. Çka ka ma të keqe se me nënshkru komunikatën 59”, deklaroi Geci.

“Burri që ta puth dorën është i rrezikshëm, katastrofë është. Kur menon që është në rrezik tonat i bon”, deklaroi Geci. Në këto momente shihet teksa Thaçi shpërthen në të qeshura.

“Femnat me ma puthë dorën e kam mërzi e le mo burrat”, shtoi ai.

Pas kësaj ka reaguar Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit.

Endriti në profilin e tij në “Instagram” ka postuar një fotografi të ish-presidentit, i cili qesh me deklaratat e dëshmitarit Fadil Geci.

Të ngajshme

Protestuesit tentojnë të hyjnë në Qeveri, derisa ministrat po mbajnë konferencën

Rrezarta Ramaj

Gërvalla: Raportin s’e kemi të plotë, u konstatua se Arlindës nuk iu mor jeta pa paralajmërim

Rrezarta Ramaj

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj