Telenews

Reagon gruaja shqiptare e futbollistit turk: Burri im nuk është racist

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Merih Demiral është dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA për shkak të mënyrës se si festoi golin ndaj Austrisë.

Gruaja e futbollistit turk, Heidi Lushtaku e cila është me prejardhje shqiptare ka folur për Blicknë lidhje me këtë dënim të shtëpisë së madhe të futbollit, UEFA.

“Burri im nuk është racist. Ai është i sjellshëm dhe tolerant”, ka thënë shkurt modelja  nga Kosova.

Demiral bëri një simbol me duart e tij, që sipas UEFA-s është mesazh nacionalist, gjë që është e ndaluar nga organet, sidomos në një kompeticion të tillë si në Euro 2024.

Kombëtarja e Turqisë nesër do të luajë ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Holandës.

Demiral, që shënoi dy gola në fitoren 2:1 ndaj Austrisë në 1/8 e finales është suspenduar me dy ndeshje moslojë nga UEFA.

Të ngajshme

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj

Zbulohet arsyeja pse Rama iu ul në gjunjë kryeministres së Italisë

Valjeta Turkaj