Një gropë e madhe dhe e rrezikshme në rrugën “Dëshmorët e Ponashecit”, në lagjen Kalabria të Prishtinës, po rrezikonte sigurinë e qytetarëve dhe kalimtarëve për ditë me radhë. Pamjet e publikuara nga Telenews nxorën në pah këtë problem serioz infrastrukturor, duke shkaktuar reagime në rrjete sociale.
Pas raportimit tonë, Komuna e Prishtinës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka rregulluar gropën, duke parandaluar rrezikun për banorët e lagjes.
Ky është një shembull i rëndësisë që ka raportimi mediatik për zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve.