Telenews

Real Madrid drejt ndarjes me David Alaban – klubi i Serie A bën lëvizjen e parë për austriakun

real-madrid-drejt-ndarjes-me-david-alaban-–-klubi-i-serie-a-ben-levizjen-e-pare-per-austriakun

Real Madrid drejt ndarjes me David Alaban – klubi i Serie A bën lëvizjen e parë për austriakun

Real Madrid dukej sikur do ta mbyllte qetë këtë afat kalimtar, por java ka rezultuar më e ngarkuar se pritej. Pas marrëveshjes së dështuar për Dani Ceballos, tashmë “Los Blancos” kanë marrë një ofertë për David Alaban.

Football Espana konfirmon se Fiorentina ka kontaktuar për mbrojtësin austriak 33-vjeçar, i cili është një nga lojtarët më të paguar te Real Madrid me një rrogë prej 10.8 milionë euro në vit.

Për shkak të lëndimeve të vazhdueshme në dy sezonet e fundit, Alaba ka humbur vendin e titullarit, dhe madrilenët janë të hapur për ta lënë të largohet.

Arabia Saudite në prapavijë

Al-Hilal, Al-Ittihad dhe Al-Ahli kanë shfaqur interes për Alaban, por asnjë klub saudit nuk ka bërë ofertë konkrete. Vetë lojtari dëshiron rikthimin në fushë me minuta të rregullta, pasi prej dëmtimit serioz në gju ka luajtur vetëm 599 minuta në 18 muajt e fundit.

Ai ka si synim të rikthehet në formë edhe për Kupën e Botës që zhvillohet verën e ardhshme.

Real Madrid i hapur për transferim falas

Me mbrojtjen që tashmë përbëhet nga Dean Huijsen, Raul Asencio, Antonio Rüdiger dhe Eder Militao, Real Madrid nuk e sheh më Alaban si pjesë të planeve dhe është gati ta lirojë si transferim të lirë.

Fiorentina po përgatit një kontratë dyvjeçare për të, dhe nëse arrin marrëveshje personale me lojtarin, gjithçka mund të mbyllet shpejt.

Situata te Fiorentina

“Viola” janë lidhur edhe me Viktor Lindelof të Manchester United, por nuk dihet nëse ky operacion do të lidhet me Alaban.

Gjithçka varet edhe nga e ardhmja e Pietro Comuzzo, i cili ka një ofertë të majme nga Arabia Saudite. Në këtë kuadër, Fiorentina dëshiron patjetër një mbrojtës me eksperiencë për të udhëhequr prapavijën.

Të ngajshme

Milano: Lëndimi i Ardon Jasharit thuhet se është serioz

KushtrimGuraj

Champions “i vërtetë”, finale të parakohshme në Fazën e Ligës

KushtrimGuraj

Differdange – Drita, formacionet zyrtare

Donat Hashani