Telenews

Real Madrid i gatshëm të pres për transferimin e yllit të Bayern Munich

Përveç Mbappes, klubi spanjoll synon të transferoj në radhët e veta edhe mbrojtësin e krahut, Alphonso Davies

Edhe pse është mbyllur afati i transferimeve në top ligat evropiane, Real Madrid ka në plan që sa më shpejt të jetë e mundur për të transferuar Davies.

Ky i fundit ka kontrat valide me Bayern Munich deri më 30.06.2025 dhe deri tani nuk ka shfaqur interesim për të zgjatur kontratën me klubin bavarez.

Kjo ka ngjallur kureshtjen e “Los Blancos”, që ka shfaqur interesim edhe në verën e kaluar për Davies, por që ishte refuzuar. Tani “mbretërit” janë duke e vëzhguar situatën, në mënyrë që të arrijnë në janarin e vitit 2025 një para-marrëveshje për të e transferuar kanadezin me parametra zero ashtu siç e morën edhe Kylian Mbappen.

Kujtojmë që Davies në sezonin e kaluar ka luajtur 29 ndeshje për Bayern, duke shënuar dy herë dhe duke dhuruar asist pesë herë, kurse në këtë sezon ka dy lojë të luajtura dhe vetëm një asist.

Të ngajshme

Kylian Mbappe mund të thyejë rekordin më të madh të golave të Cristiano Ronaldos te Real Madridi

KushtrimGuraj

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

KushtrimGuraj

E papritur, Real Madridi bën ofertë për talentin grek

KushtrimGuraj