Telenews

Real Madrid në rrezik ta humbasë yllin kryesor? Arabia Saudite futet fuqishëm në ‘lojë’ me superofertë

vinicius-blen-nje-klub-ambicioz-evropian-–-deshiron-ta-fus-ne-elite-me-klubet-e-medha

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, është në qendër të vëmendjes pas një oferte spektakolare.

Sipas “Give Me Sport”, disa nga klubet më të fuqishme të Arabisë Saudite i kanë ofruar sulmuesit brazilian një kontratë pesëvjeçare me një pagë neto që arrin vlerën e pabesueshme prej 1 miliard eurosh.

Nëse pranon, Vinicius do të bëhet një nga sportistët më të paguar në histori, duke kaluar edhe emra si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Neymar  të cilët tashmë kanë zgjedhur të luajnë në kampionatin saudit.

Oferta vjen në një kohë kur Vinicius konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit.

Për momentin, nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e lojtarit, por mbetet të shihet nëse ai do të tundohet nga oferta marramendëse, apo do të zgjedhë të vazhdojë rrugëtimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Të ngajshme

Sauditët largohen nga gara për Granit Xhakën

KushtrimGuraj

Edhe 50 ditë nga ndeshja Zvicër – Kosovë, vjen lajmin për biletat

KushtrimGuraj

Vázquez i thotë lamtumirë Real Madridit

Valjeta Turkaj