Telenews

Real Madridi i ofron Arsenalit shërbimet e Rodrygos në këmbim të Salibas

real-madridi-i-ofron-arsenalit-sherbimet-e-rodrygos-ne-kembim-te-salibas

Real Madrid thuhet se po shqyrton mundësinë për të ofruar Rodrygon në një marrëveshje shkëmbimi të drejtpërdrejtë me Ëilliam Saliban e Arsenalit.

Sipas asaj që raporton DefensaCentral, ‘Los Blancos’ janë të gatshëm të lejojnë largimin e Rodrygos gjatë kësaj vere, ndërsa objektivi i tyre kryesor për repartin e mbrojtjes është pikërisht ylli i Arsenalit, Saliba. 

Edhe pse Ibrahima Konate i Liverpoolit shihet si një alternativë më e arritshme, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme, një shkëmbim mes Rodrygos dhe Salibas nuk është përjashtuar nga Real Madridi. 

Megjithatë, ndonëse madrilenët mund të jenë të hapur për largimin e sulmuesit brazilian, Arsenali nuk ka asnjë synim që të lejojë largimin e Salibas në një të ardhme të afërt. 

Në fakt, vetë mbrojtësi francez ka deklaruar së fundmi se ka shpresa të mëdha për të rinovuar kontratën me londinezët së shpejti. 

Gjithsesi, pak lojtarë i rezistojnë tundimit për t’u bashkuar me Real Madridin, nëse gjigantët spanjollë trokasim në derë. 

Raporti shton gjithashtu se Rodrygo, 24 vjeç, konsiderohet si i sakrifikueshëm nga ana e Realit, gjë që u reflektua edhe në rolin e kufizuar që pati në Kupën e Botës për Klube këtë verë. 

Ndërkohë, Saliba shihet nga drejtuesit e klubit si një mbrojtës i dalluar i gjeneratës, i cili mund të përforcojë ndjeshëm qendrën e mbrojtjes së Real Madridit në vitet në vijim.

Të ngajshme

Chelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Blearta

Një fitore larg historisë, PSG synon të barazojë rekordin e Real Madridit

Blearta

PSG apo Arsenal, kush do të jetë kampion në Champions League?

Valjeta Turkaj