Telenews

Real Madridi klub i Ligës së Kampionëve, arrin finalen e madhe

Real Madridi ka arritur finalen e radhës në kuadër të Champions League, pasi shënoi fitore në super ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

“Mbretërit” shënuan fitore me përmbysje ndaj Bayern Munich, duke arritur fitoren në minutat e kohës shtesë.

Sulmuesi 34-vjeçar, Joselu, ishte heroi i madrilenëve. Ai shënoi dy gola pas inkuadrimit të tij në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht ai shënoi për 1:1 në minutën e 88-të, ndërkaq arriti të shënoj golin e fitores në minutën e 92-të.

Për Bayernin golin e nderit e shënoi Alphonso Davies.

Në finalen e madhe skuadra e Real Madridit do të përballet me Borussian e Dortmundit.

Të ngajshme

Kosova eliminohet nga Evropiani i CS2, ndalet në çerekfinale nga Lituania

KushtrimGuraj

Detaji i bukur i postimit të Liverpoolit për pensionimin e fanellës së Jota-s

Valjeta Turkaj

Jashari e Milani të frustruar me sjelljet e Club Brugget

KushtrimGuraj