Sulmuesi francez Kylian Mbappe pritet të mungojë në ndeshjen e parë të përballjes mes Real Madrid dhe Manchester Cityt.
Sipas asaj që raporton ”The Athletic”, ylli i madrilenëve nuk pritet të jetë i gatshëm për këtë përballje të rëndësishme evropiane, shkruan IndeksOnline.
Mbappe ka qenë një nga lojtarët kyç të Real Madridit këtë sezon dhe mungesa e tij do të ndikonte ndjeshëm në repartin ofensiv të “Los Blancos”.
Stafi mjekësor i klubit po monitoron gjendjen e tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse sulmuesi francez do të arrijë të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit.
Përballja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt pritet të jetë një nga duelet më të forta të fazës eliminatore, me të dy skuadrat që synojnë kalimin në raundin tjetër të kompeticionit.

