Telenews

Rebelimi i Wagnerit, Orban thotë se fuqia e Putinit mbetet ‘stabile’

Pavarësisht rebelimit të ëagner-it, kryeministri hungarez Viktor Orban, një aleat i njohur i presidentit rus Vladimir Putin theksoi se sovraniteti i tij nuk vihej në dyshim. “Unë nuk i kushtoj shumë vëmendje kësaj ngjarjeje,” tha lideri hungarez në një intervistë për mediat gjermane i pyetur për këtë situatë.

“Nëse kjo kryengritje mund të ndodhë, është një shenjë e qartë dobësie. Por nëse zgjidhet brenda 24 orëve, është një shenjë fuqie,” tha Orban. “Ju e dini që Putin është presidenti i Rusisë. Pra, nëse dikush mendon se mund të dështojë ose të zëvendësohet, ai nuk e kupton popullin rus dhe strukturat e pushtetit rus”, sipas tij.

“Strukturat në Rusi janë shumë të qëndrueshme. Ata mbështeten te ushtria, te shërbimet sekrete, te policia, kështu që është një lloj vendi tjetër, është një vend i përkushtuar ndaj ushtrisë,” shpjegon Orban.

Të ngajshme

Deri në 3 orë pritjet në dalje të Merdarës

Valjeta Turkaj

Papa Leo bën thirrje për agjërim dhe lutje të premten për paqen në Ukrainë

Valjeta Turkaj

Putin propozon për takim Moskën, kjo është përgjigja e Zelenskyt

Donat Hashani