Telenews

Refuzohet kërkesa e mbrojtësve të Naim Murselit për rikonstruktimin e vendit të ngjarjes

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Në seancën e së enjtes, mbrojtësit e të akuzuarve parashtruan disa kërkesa.

Avokatët e të pandehurit Murseli, Teutë Zhinipotoku dhe Skender Piraj, propozuan rikonstruktimin e ngjarjes. Ky propozim u kundërshtua nga prokurorja e rastit, si dhe nga mbrojtësi i palës së dëmtuar, Leutrim Syla.

Avokati i të pandehurit Granit Plava, Skender Gojani, përmes një shkrese ka paraqitur kërkesë që ndaj klientit të tij të kryhet një ekzaminim mjekësor shtesë.

Ndërsa avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Doda, me anë të një shkrese ka propozuar që të dëgjohet dëshmitari Tafil Kokalla.

Trupi gjykues, i përbërë nga Fatime Dermaku (kryetare), si dhe anëtarët Alban Ajvazi dhe Genta Beka, pas këshillimit vendosi që të gjitha këto propozime të mbrojtësve të refuzohen.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me dëgjimin e të akuzuarit Naim Murseli.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij –

KushtrimGuraj

“Për shpifuna nuk ka falje”, protestuesit kërkojnë llogari nga Kurti –

KushtrimGuraj