Ndonëse nuk është aktiv si dikur në muzikë dhe arsyeja u kuptua pse Vg Poppa iu ka munguar fansave të tij.
Krahas jetës familjare që ka nisur prej vitesh me bashkëshorten në Suedi, reperi shqiptar paska qenë i angazhuar edhe rreth shkollimit, gjë që u mësua sot nga postimi i Enës.
Ajo ka postuar një foto të parnterit ku shkroi fjalët më të bukura për sukseset e tij, kështu duke treguar se së fundmi është pranuar në Fakultetin e Suedisë.

”Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty” – është shprehur ajo në një postim në Instagram.
Përndryshe, projekti i fundit nga Vig Popa është bashkëpunimi me Irkenc Hykën- Të premtoj.

