Telenews

Reshje shiu edhe sot, parashihen erëra të fuqishme në këtë zonë

 

 

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Meteo Kosova njofton se si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, reshjet e shiut do të përcillen edhe me baltë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C

Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-70 km/h!

“Ka mundësi të ketë dëme materiale në zona të caktuara.”

Të ngajshme

E dashura e Bleros nuk fsheh dashurinë për të

Erzana Fazliu

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

Nuk pritej/ Lumi B, Ghetto Geasy dhe Egli publikojnë bashkëpunimin

Erzana Fazliu