Telenews

Reshjet e shiut – Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Drenasi do përballen me reduktime uji

 

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se për shkak të mosfunksionimit të Impiantit për Trajtim të Ujit në Shkabaj, si pasojë e turbullirës në Kanalin e ‘Ibër Lepencit’ pas reshjeve të dendura gjatë tërë ditës dhe për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00 – 04:00 përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania.

Tutje, ujësjellësi thekson se vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

“Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm. Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7” – thuhet në njoftim.

Ujësjellësi ‘Prishtina’ potencon që kanali i Ibër Lepencit menaxhohet nga Ndërmarrja Hidroekonomike ” Ibër Lepenc”.

Ujësjellësi ‘Prishtina’ ka në menaxhim liqenin e Badocit dhe atë të Batllavës.

Të ngajshme

Alarmon Haxhiu: Pacientët po detyrohen të blejnë edhe penjë për operacion

Erzana Fazliu

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë uron pavarësinë

Erzana Fazliu

Banorët kritikojnë Arionin për sjelljen e tij në festën e mbrëmshme

Erzana Fazliu