Telenews

Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt Shqipërisë – fluks i madh në Morinë

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë mbetet i lartë. Qytetarët kosovarë vijojnë të zgjedhin vendin e Shqipërisë për të kaluar fundjavat, kryesisht në zonat bregdetare, ku një pjesë e tyre kanë edhe banesat apo pronat e tyre.

“Jam nga Ferizaji. Do të dalim pak për qejf. Çdo dy muaj, për dy tre ditë këtu vijmë e kalojmë fundjavë”, tha një qytetar i Kosovës për rtsh.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën Kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete. Sipas të dhënave, fluksi është në rritje nga java në javë me afrimin e sezonit veror.

Ndërkohë, prej datës 1 maj ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, çka ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në kufi.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj