Telenews

Rezervat Shtetërore – a do paraqitet Kurti para Prokurorisë Speciale?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që më 16 dhjetor 2024, në orën 09:30, të paraqitet në këtë institucion.

Kurtit pritet të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit Kurti që nga 12 dhjetori, por ende nuk dihet nëse ai nesër do ta paraqitet para Prokurorisë.

Kur është pyetur nëse do ta respektojë ftesën e institucionit, Kurti tha “jam me nxitim…”.

Mbetet të shihet nesër, nëse kryeministri do të shkojë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Të ngajshme

Ja si parashikohet të mbajë moti të mërkurën në Kosovë

KushtrimGuraj

Ja si parashikohet të mbajë moti të martën në Kosovë

KushtrimGuraj

Moti të hënën dhe ditët në vijim në Kosovë

KushtrimGuraj