Telenews

Rezervistët rusë fillojnë trajnimin ushtarak në Kaliningrad

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se rezervistët e rinj të mobilizuar kanë filluar trajnimet ushtarake në regjionin Kaliningrad në bazën e Batalionit Baltik.

“I gjithë personeli ushtarak i mobilizuar respekton standardet për të shtënat nga armët e vogla. Për më tepër, qytetarët e thirrur rezervistë rivendosin aftësitë e tyre në funksionimin dhe mirëmbajtjen e armëve, pajisjeve ushtarake speciale”, thotë kjo ministri në kanalin e tyre në Telegram, raporton France24.

Ushtrimet po mbahen për të përgatitur personelin ushtarak për veprime në fushëbetejë. Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi në javën e kaluar mobilizimin e parë ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore, për të dërguar qindra mijëra njerëz në luftën në Ukrainë.

Rusia ka prezencë të madhe ushtarake në Kaliningrad – enklavë ruse e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë – përfshirë raketa me kapacitet nuklear.

Të ngajshme

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi