Ridvan Ademi është zgjedhur kryetar i Gastronomëve të Prishtinës, në një proces të zhvilluar në Odën Ekonomike të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesit e këtij sektori.
Sipas njoftimit, me përvojën e tij shumëvjeçare në gastronomi dhe njohjen e sfidave të këtij sektori, Ademi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të gastronomëve dhe në adresimin e çështjeve me të cilat përballen bizneset e kryeqytetit.
Shoqata e Gastronomëve synon të jetë zëri i përbashkët i këtij sektori, duke përfaqësuar dhe mbështetur bizneset në nivel komunal dhe qendror, si dhe duke kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve konkrete për sfidat e tyre.
“Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i urojnë Ridvan Ademit suksese në këtë përgjegjësi të re, me besimin se bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët do të forcojnë përfaqësimin dhe zhvillimin e sektorit të gastronomisë.
Urime, Ridvan! Të priftë e mbara dhe shumë suksese në këtë detyrë!” thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.

