Telenews

Rifat Latifi në Komisionin për Shëndetësi: Do të ketë pasoja për ata që keqpërdorën fondin

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka komentuar raportimet e mediave për dyshimet për keqpërdorime me buxhetin e Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Latifi ka thënë se ekipi i tij është duke grumbulluar të dhëna për këtë çështje të cilën ai e ka quajtur si “problem të jashtëzakonshëm”.

“Bordi i Fondit do të ketë ndryshime. Do të ketë pasoja për ata që kanë keqpërdor fondin”, ka thënë Latifi.
Kjo çështje është ngritur nga kryesuesja e Komisionit Fatmire Kollçaku, pas raportimit të mediave.
Kujtojmë se Gazeta Shneta ka raportuar për këtë çështje para më shumë se dy muaj, ku një fëmijë 10 vjeç ndonëse kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte arritur të kryente tranplantin, spitali turk ia kishte faturuar pothuajse shumën e plotë të miratuar nga Fondi. /Gazeta Shneta/

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj