Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër këngëtaren Rihanna, në prag të performancës së saj në SuperBowl.
Trump shkroi në rrjetin social “Truth Social”: “Pa stilisten, ajo do të ishte një hiç. Nuk ka asgjë të mirë dhe NUK KA TALENT!”
Gjatë gjithë administratës Trump, Rihanna kritikonte dhe ironizonte presidentin në internet, duke përfshirë rishpërndarjen e një videoje që tregonte Zonjën e Parë Melania Trump e cila refuzonte të mbante dorën e Trump.
Në vitin 2018, kompania e të drejtave të performancës së yllit të pop-it e detyroi Trump të ndalonte përdorimin e muzikës së saj në mitingjet e tij.
Atëherë, në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna e quajti Trumpin “njeriun më të sëmurë mendërisht në Amerikë”. /Telenews.al/

