Telenews

Rihapet për këmbësorë rruga ku ndodhi shpërthimi në Stamboll, por hiqen ulëset

rihapet-per-kembesore-rruga-ku-ndodhi-shperthimi-ne-stamboll,-por-hiqen-uleset

Rruga e njohur “Istiklal”, pranë sheshit “Taksim” në Stamboll është rihapur për këmbësorët pas shpërthimit vdekjeprurës të së dielës nga i cili jetën humbën gjashtë persona dhe 81 të tjerë u plagosën.

Në rrugën e frekuentuar, e cila tashmë patrullohet nga policia, janë hequr ulëset.

Ndërkohë ministri turk i Brendshëm, Suleyman Soylu, njoftoi se është kapur personi i dyshuar në sulmin terrorist.

“Vlerësimi ynë është se urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës ka ardhur nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku PKK/YPG ka selinë e saj siriane”, shtoi Soylu.

Autoritetet dhe zyrtarët e shumë vendeve dhe organizatave ndërkombëtare dënuan sulmin e djeshëm me bombë që ndodhi në një rrugë të frekuentuar të Stambolli dhe dërguan mesazhe mbështetjeje për popullin dhe udhëheqjen e Turqisë.

Të ngajshme

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Valjeta Turkaj

Administrata Trump po punon për të zhvendosur 1 milion palestinezë në Libi

Donat Hashani

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj