Telenews

Rikthehen ndeshjet elitare të basketbollit kosovar, dy super-ndeshje sonte

 

 

Sot dhe nesër zhvillohet java e 22-të në Prince Caffe Superligë, që është pjesa finale e kampionatit, e që pritet të jetë shumë interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet sot nga ora 17:00 ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, ku atmosfera në Gjakovë si gjithmonë pritet të jetë e jashtëzakonshme. Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.

Takim shumë i rëndësishëm sonte shihet edhe në mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, që fillon nga ora 19:00. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, kurse therandasit në pozitën e katërt me 12 fitore e nëntë humbje.

Të ngajshme

Goditje e rëndë për Liverpoolin, frikë për lëndim serioz të Alexander Isak

KushtrimGuraj

Zbulohet se sa para pritet t’i fitojnë Milani dhe Interi në stadiumin e ri

KushtrimGuraj

Fullkrug-Milan punë e kryer, arrihet marrëveshja mes palëve

KushtrimGuraj