Telenews

Rikthehet elita e futbollit kosovar, sot një super-derbi në Gjilan

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës do të fillojë sot me xhiron e 19-të.

Ndeshja më interesante e javës luhet në Gjilan, aty ku Drita e pret ekipin e Llapit.

Të dy ekipet kanë nga 34 pikë në pozitat dy e tre. Në pesë ndeshjet e fundit në elitë, bilanc më të mirë kanë llapjanët me katër fitore e një humbje, derisa të kaltrit nga Gjilani, tri fitore e dy humbje.

Në duelet direkte, dominon Drita me dy fitore.

Përveç këtij takimi, sot zhvillohet edhe sfida mes Fushë Kosovës e Gjilanit.

Të kuqtë nga Gjilani janë të tetit në tabelë me 18 pikë, tetë më shumë se Fushë Kosova e një vendi më poshtë.

Në pesë sfidat e fundit, Fushë Kosova nuk e ka fituar as edhe një pikë të vetme, derisa Gjilani katër sosh.

Të ngajshme

Pas Xhakës edhe Xherdan Shaqiri reagon për përmbytjet në disa qytete të Kosovës

Valjeta Turkaj

Interi vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Parmën 0-2

Valjeta Turkaj

8 milionë euro në sezon, Milan arrin marrëveshje me bomberin e ri

KushtrimGuraj