Telenews

Rikthehet në skenë Besim Beqaj pas shumë vitesh mungesë

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes publike, ish-ministri i Kosovës, Besim Beqaj, rikthehet sërish në skenë, duke ngjallur interes dhe kuriozitet te publiku.

Ai, i cili për vite me radhë ishte pjesë aktive e jetës institucionale në vend, së fundmi kishte munguar pothuajse plotësisht nga paraqitjet publike dhe mediatike. Rikthimi i tij vjen përmes një interviste televizive, e cila pritet të tërheqë vëmendje të madhe.

Sonte, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë rrëfimin e tij, në një paraqitje që pritet të sjellë më shumë detaje rreth angazhimeve dhe qëndrimeve të tij pas një kohe të gjatë heshtjeje.

Intervista pritet të jetë një moment i rëndësishëm për rikthimin e tij në diskursin publik, duke i dhënë hapësirë një figure që dikur kishte rol të rëndësishëm në institucionet e vendit.

Në fund, vlen të theksohet se një nga periudhat më të përfolura gjatë angazhimit të tij institucional lidhet me procesin e privatizimit të distribuimit dhe furnizimit të energjisë nga KEK, një proces që në vazhdimësi është shoqëruar me diskutime dhe kritika ndër vite.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj