Pas një pjese të parë për tu harruar, Interi ka arritur të marrë një barazim ndaj Benficas.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.
Ishte një fillim i tmerrshëm për Interin, pasi ata e gjetën veten në disavantazh pas shtatë minutave lojë falë një goditjeje të Joao Mario nga afërsia.
Joao Mario shënoi edhe golin e dytë personal dhe të Benficas vetëm shtatë minuta më vonë pasi u gjend i vetëm në shtyllën e pasme, duke mahnitur Interin.
Por, sulmuesi nuk u ndal me kaq dhe përfundoi hat-trickun në pjesën e parë, për rezultatin 3:0.
Megjithatë skuadra italiane u ringjallë në pjesën e dytë duke shënuar tre herë.
Marko Arnautovic, e ngushtoi epërsinë në 3:1, derisa Davide Frattesi shënoi për 3:2.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Alexis Sanchez nga penalltia.
Me këtë fitore Inter mbetet në vendin e dytë, kurse skuadra portugeze të fundit.

