Telenews

Rikuperim i thellë: Shatë lloje pushimesh që secili duhet t’i njohë dhe praktikojë

rikuperim-i-thelle:-shate-lloje-pushimesh-qe-secili-duhet-t’i-njohe-dhe-praktikoje

Rikuperim i thellë: Shatë lloje pushimesh që secili duhet t’i njohë dhe praktikojë

Llojet e ndryshme të pushimit që trupi dhe mendja juaj kanë nevojë për të rifituar energji

Ndonëse përpiqeni të mbushni bateritë me gjumë, shpesh ndodh që megjithëse keni fjetur, vazhdoni të ndiheni të rraskapitur. Është e rëndësishme të dallojmë mes gjumit dhe pushimit, pasi ato nuk janë të njëjta dhe shpesh ngatërrohen.

Shumë prej nesh jetojnë me bindjen se pushimi është i mjaftueshëm vetëm nëpërmjet gjumit, por në të vërtetë na mungojnë edhe lloje të tjera pushimi që janë po aq të nevojshme. Kjo krijon një kulturë ku njerëzit janë jashtëzakonisht produktivë, por në të njëjtën kohë të lodhur në mënyrë kronike dhe të shterur emocionalisht.

Është koha të fillojmë t’i kushtojmë vëmendje të gjitha llojeve të pushimit që na duhen për një mirëqenie të plotë.

Pushimi duhet të jetë një proces rikuperimi i plotë në shtatë dimensione kyçe të jetës sonë, transmeton Telegrafi.

MeetMindfu

Pushimi fizik

Kjo është forma e parë dhe më e dukshme e pushimit, e cila mund të jetë pasive ose aktive. Pushimi fizik pasiv përfshin gjumin dhe dremitjet, ndërsa ai aktiv konsiston në aktivitete si joga, shtrirjet dhe masazhet që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe fleksibilitetit të trupit.

Pushimi mendor

Pushimi mendor është thelbësor, sidomos për njerëzit që nuk arrijnë të çlodhin mendjen, edhe pse kanë fjetur mjaftueshëm orë. Njerëzit me mungesë të këtij pushimi shpesh zgjojnë me ndjenjën e lodhjes së vazhdueshme dhe vështirësi në përqendrim. Për ta adresuar këtë, nuk është gjithmonë nevoja të largoheni nga puna, por mund të bëni pushime të shkurtra rregullisht gjatë ditës, dhe të shënoni mendimet që ju shqetësojnë për t’i menaxhuar më mirë.

Pushimi i shqisave

Ekspozimi ndaj dritave të forta, zhurmave të shumta dhe stimuli i tepërt i shqisave mund të jetë i lodhshëm. Një mënyrë e thjeshtë për t’i qetësuar shqisat është të mbyllni sytë për një minutë gjatë ditës ose të kufizoni përdorimin e pajisjeve elektronike në mbrëmje.

Pushimi krijues

Ky lloj pushimi është thelbësor për ata që kërkojnë frymëzim dhe zgjidhje kreative. Ai konsiston në lidhjen me bukurinë e natyrës ose artit, duke lejuar mendjen të pushojë dhe të rigjenerohet. Krijoni një hapësirë pune plot frymëzim me fotografi, art ose elemente që ju motivojnë, për të shmangur monotoninë.

Pushimi emocional

Ka njerëz që gjithmonë janë aty për të tjerët, por shpesh harrojnë të kujdesen për ndjenjat e tyre. Pushimi emocional nënkupton marrjen e hapësirës për të shprehur ndjenjat dhe për të qenë autentik, duke pranuar edhe momentet kur nuk jeni mirë.

Pushimi social

Një nevojë për pushim social shfaqet kur nuk arrijmë të dallojmë marrëdhëniet që na japin energji nga ato që na lodhin. Për këtë, është e rëndësishme të rrethoheni me njerëz që ju mbështesin dhe ju ngrenë moralin.

Pushimi shpirtëror

Kjo formë pushimi lidhet me ndjenjën e përkatësisë dhe kuptimit të thellë në jetë. Ajo arrihet përmes angazhimit në aktivitete më të mëdha se vetja, si meditimi, lutja ose pjesëmarrja në komunitet.

Të ngajshme

Si të largoni rërën dhe njollat nga peshqirët e plazhit: Kjo është metoda që duhet provuar

KushtrimGuraj

A e dini pse nuk duhet të flini kurrë me të brendshme?

Erzana Fazliu

Tre grupe njerëzish që kanë nevojë veçanërisht për vitaminë D

Valjeta Turkaj