Telenews

Rinumërimi drejt fundit: Procesohen 1,591 nga 2,557 vendvotime

rinumerimi-drejt-fundit:-procesohen-1,591-nga-2,557-vendvotime

Procesi i rinumërimit të plotë të votave në Kosovë po shkon drejt fazës përfundimtare, ndërkohë që ndaj 23 personave është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimet për manipulime serioze që kanë ngritur alarmin institucional. Sipas KQZ-së, deri të dielën, 25 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime (mbi 62%) dhe procesi është përmbyllur plotësisht në 23 komuna.

Sipas përditësimit të fundit zyrtar, janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime. Kjo shifër përbën mbi 62% të totalit të paraparë, ndërsa procesi tashmë është përmbyllur plotësisht në 23 komuna.

”Në QNR rinumërohen 1,591 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 23 komuna Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 62% apo 1,591 nga 2,557 vendvotime”, njoftoi KQZ.

Të ngajshme

Sulmi izraelit vret dy persona në Gaza, ndërsa ShBA kërkon përparim në marrëveshjen e paqes

KushtrimGuraj

Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike

Valjeta Turkaj

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Valjeta Turkaj