Telenews

Rita Ora bën “skuqet” në emisionin e BBC, ngatërron emrin e prezantuesit me Huw Edwards

Rita Ora ka bërë një gabim në emisionin e mëngjesit në BBC, ku ngatërroi emrin e prezantuesit Charlie Stayt me prezantuesin Huw Edwards, i cili është pezulluar nga puna pas skandalit që përfshinte një aktivitet të paligjshëm me një adoleshente 17-vjeçare.

32-vjeçarja u shfaq në divanin e famshëm të kuq për të promovuar albumin saj të ri, ndërsa diskutonte për momentet kryesore të karrierës me prezantuesit Charlie Stayt dhe Sarah Campbell. Por gjatë bisedës së saj, gabimisht Rita i thirri prezantuesit të lajmeve të BBC-së Charlie Stay, Huw, i cili kohët e fundit u bë qendra e polemikave mediatike, pasi u akuzua se i kishte paguar 35,000 £ një adoleshente për fotografi eksplicite.

Gjatë diskutimit të saj, Charlie tha: Ju jeni këtu duke bërë publicitet, kjo është bota në të cilën jetoni dhe në të njëjtën kohë ju ruani qartë privatësinë tuaj.

Rita më pas u përgjigj: Po, faleminderit Huw. E kuptoi menjëherë që i ngatërroi emrin dhe e korrigjoi duke thënë përsëri thjesht “faleminderit”.

Edhe pse ishte një lapsus i momentit, kjo gjë nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, të cilët e kanë komentuar në Twitter gabimin e këngëtares me origjinë shqiptare.

“Jo Rita Ora duke thënë ‘faleminderit Huw’ në BBC Breakfast FFS”.

“Rita Ora duke thënë ‘faleminderit Huw’ dhe më pas e ndryshon shpejt në ‘faleminderit’. Më bëri të qesh”,

“Pra Rita Ora falënderon Charlie duke thënë ‘faleminderit Huw’ qesharake @BBCBreakfast”, ishin disa nga komentet që njerëzit bënë në Twitter.

Prezantuesit Charlie dhe Sarah vazhduan me intervistën dhe nuk reaguan pas lapsusit që bëri Rita Ora.

Të ngajshme

Banorët ngacmojnë Drilonin për marrëdhëniet intime (VIDEO)

Donat Hashani

Përqafime në fshehtësi dhe një raport ndryshe mes Sarës dhe Drilonit (VIDEO)

Donat Hashani

Olta bën deklaratën e papritur ndaj Xhenetës për sjelljet ndaj Gjestit! (VIDEO)

Donat Hashani