Telenews

Rita Ora fillon të ndjek Yll Limanin në Instagram – vëmendje ndërkombëtare për artistin shqiptar

rita-ora-fillon-te-ndjek-yll-limanin-ne-instagram-–-vemendje-nderkombetare-per-artistin-shqiptar

Rita Ora fillon të ndjek Yll Limanin në Instagram – vëmendje ndërkombëtare për artistin shqiptar

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka befasuar fansat e saj shqiptarë, pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur vendor, Yll Limani.

Me vetëm një vështrim të shpejtë në listën e ndjekësve të saj, mund të shihet qartë se Rita e ka shtuar Yllin në mesin e personave që ajo ndjek në rrjetin social, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e muzikës shqiptare.

Mesa duket, karriera e pasur e Yll Limanit, suksesi i tij në trojet shqipfolëse, si dhe niveli i lartë artistik që ai sjell në performanca dhe projekte të kuruara me detaje, kanë bërë që të bie në syrin e Rita Orës.

 Foto: Rita Ora/Instagram

Artisti ka ndërtuar një profil të fuqishëm në muzikën moderne shqiptare, duke mbushur skena të mëdha dhe duke sjellë vazhdimisht hite që gjejnë jehonë te publiku.

Nga ana tjetër, Rita Ora po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “All Natural”, i cili është pritur me entuziazëm në tregun ndërkombëtar.

Ky ndjekim i ri në Instagram ka ngjallur shumë kureshtje mes fansave, të cilët tashmë po pyesin nëse kjo mund të jetë shenja e një bashkëpunimi të mundshëm midis dy artistëve të njohur shqiptarë.

Të ngajshme

I vdiq djali i porsalindur, reperi bën postimin prekës

KushtrimGuraj

Kim Kardashian flet hapur pas diagnozës së aneurizmës në tru

KushtrimGuraj

‘Murgeshë seksi’ Xheneta ‘ndez rrjetin’ me imazhet e fundit

KushtrimGuraj