Telenews

Rita Ora shfaqet provokuese në bikini të portokallta në pozat e reja, ndërsa promovon këngën e saj të re “Heat”

Rita Ora u shfaq të enjten me një bikini të vogël portokalli, duke promovuar këngën e saj të re “Heat”.

Këngëtarja 34-vjeçare u filmua duke u lëshuar diellit gjersa ecte rreth pishinës, duke dëgjuar këngën e sapolancuar të premten. Në videon e postuar në Instagram, Rita dukej spektakolare me bikinin e ndritshëm që zbulonte lehtësisht figurën e saj.

Për të përshtatur atmosferën e pushimeve, ajo kishte veshur një zinxhir trupore dhe disa rrypa në kyç. “Vera 25 sapo u bë më e nxehtë” – shkroi Rita në deskrimin e videos, duke iu referuar këngës së re, shkruan DailyMail.

“Heat” u publikua pak para se Rita të performonte në Festivalin e Muzikës World Pride në Uashington këtë fundjavë.

Ish-anëtarja e jurisë në spektaklin X Factor e përshkroi këtë këngë, e cila ka edhe një video muzikore të xhiruar në Miami, si “të veçantë” për të.

“Jam e fiksuar me këtë këngë” – tha Rita – “dhe sinqerisht, thjesht doja të argëtohesha me të. Është e guximshme, kokëfortë dhe plot energji pozitive.

Për mua fjalimi këtu është festimi i lirisë, gëzimit dhe e qenurit i tillë si je, pa u penduar.

Të ngajshme

Blero uron vajzën për semimaturë: Të do babi pakufi

Valjeta Turkaj

Bardhi e pranon haptazi: Big Brother nuk ka qenë eksperienca ime më e mirë

Erzana Fazliu

Xheneta Fetahu sfidon veten edhe në aktrim – së shpejti pjesë e një seriali

KushtrimGuraj