Telenews

Rita Ora sjell pranverën në stil unik

Këngëtarja kosovare, me famë botërore, ka prezantuar koleksionin e saj më të ri në bashkëpunim me Primark, duke sjellë një stil të freskët dhe pranveror.

Koleksioni i saj i fundit fokusohet në ngjyra neutrale dhe nuanca të lehta blu, duke reflektuar ardhjen e ditëve me diell.

Për një stil më veror, Rita ka zgjedhur një bluzë të bardhë të kombinuar me një fund të fryrë dhe një rrip me unazë të artë, si dhe një fustan të ngushtë krem me dantellë pa mëngë, njofton Dailymail.

Koleksioni i ri i Rita Orës për Primark premton të sjellë elegancë dhe rehati për sezonin pranveror, duke u bërë një zgjedhje ideale për adhuruesit e modës.

Të ngajshme

Me duar të lidhura, shoqërohet në polici Kozaku i TikTok-ut

Valjeta Turkaj

E rëndë në Francë: 6-vjeçari luan me foshnjen si një kukull, i shkakton vdekjen

Valjeta Turkaj

Ambasadori i BE-së: Sulmet kundër gjyqtarëve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme

Valjeta Turkaj