Telenews

Rizvanolli takohet me ambasadorin jorezident të Malajzisë, dakordohen për bashkëpunim në fushën e energjisë diellore

 

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar ambasadorin e ri jorezident të Malajzisë, Zahid Rastam, me të cilin kanë diskutuar rreth lidhjeve të mira diplomatike dhe ekonomike që kanë dy vendet.

Sipas njoftimit të Ministrisë gjatë takimit u vlerësua se synimi i përbashkët është krijimi i partneritetit të fortë që lidhin bizneset e Kosovës dhe Malajzisë, duke inkurajuar investimet që do të thellojnë marrëdhëniet ndërqeveritare.

Tutje në njoftim thuhet se ambasadori njoftoi Rizvanollin se gjashtë nga dhjetë kompanitë kryesore fotovoltaike operojnë në Malajzi, duke e bërë vendin e tyre një nga prodhuesit kryesorë të energjisë diellore, e të cilët kanë filluar investimet që nga vitet e 70-ta.

Ndërsa, Rizvanolli ka theksuar se Kosova ka nisur rrugën drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe të sigurt, investimet tona të planifikuara në energjinë e ripërtëritshme, po hapin rrugën për investime të reja dhe një të ardhme të qëndrueshme në fushën e energjisë.

“Në këtë takim njoftues u dakorduam të shtyjnë përpara mundësit e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malajzisë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në fushën e energjisë diellore”.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj