Telenews

Robertson arrin në Kosovë, Gërvalla: Kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm

Në orët e vona të mbrëmjes, kryediplomatja Donika Gërvalla ka pritur në Aeroportin e Prishtinës, ish-ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Lordin George Robertson.

“Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa mënjeherë pas luftës, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s,” shkruan Gërvalla.

Duke shtuar se Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.

“Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.”

source

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj