Telenews

Rohde: Kosova të bëjë punën e saj për të filluar formimin e Asociacionit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka bërë thirrje Kosovës që të fillojë punën e saj drejt themelimit të Asociacionit.

Ai gjithashtu ka porositur Serbinë që të bëjë pjesën e saj dhe të mos e bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare.

“Dialogu është kur flasim me njëri-tjetrin. Ne kemi një bazë, kemi marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit, të dyja palët duhet të negociojnë dhe të bisedojnë në mirëbesim reciprok, dhe jo vetëm t’i bëjnë gjërat në momentin e fundit. Ne kemi një rrugë të qartë për normalizimin, nuk do të doja ta përsërisja këtë. Kosova duhet të bëjë punën e saj për të filluar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe Serbia të bëjë pjesën e saj, e jo të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se ndonjëherë duhet të bëhen disa hapa me palën tjetër, teksa këtu mori shembull Kosovën.

“Dua ta nënvizoj këtë, ju e dini që ndonjëherë duhet të bëni disa hapa me palën tjetër. Kosova, për shembull, dy javë më parë thanë se serbët e Kosovës mund të regjistrohen, të regjistrojnë dokumentet e tyre që janë lëshuar nga institucionet paralele. Për të bërë një hap shtesë, një kilometër shtesë për të krijuar besim. E dini, çfarë ndodhi midis Gjermanisë dhe Francës pas luftës, dhe kjo është rruga përpara dhe jo vetëm të qëndroni në llogoret tuaja, si të thuash” deklaroi Rohde.

Të ngajshme

Blero rikthehet me postime romanike, po fillon një romancë të re?

Erzana Fazliu

U tha se janë kushëri me Dianën, kështu reagon Arioni

Erzana Fazliu

Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen, ja sa vite po i mbush

Erzana Fazliu