Telenews

Ronaldo arrin një tjetër rekord

Superylli portugez Cristiano Ronaldo përmes golit të shënuar sonte ka arritur shifrën prej 900 golash në karrierën e tij.

Sonte filloi xhiro e parë e Nations League për sezonin 2024/2025, në të cilën u zhvilluan disa ndeshje në Ligën A, C dhe D.

Në mesin e  përballjeve më së shumti spikati ajo mes Portugalisë dhe Kroacisë në “Estadio da Luz” të Lisbonës, e cila u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të portugezëve.

Golin e parë për Portugalinë shënoi mbrojtësi i krahut, Diego Dalot në minutën e 7’, kurse rrjetën e tundi edhe Cristiano Ronaldo, i cili përmes golit të shënuar në minutën e 34’, përveç që siguroi tre pikët e plota për Portugalinë, ai arriti edhe shifrën prej 900 golash në 1236 ndeshje të zhvilluara si futbollist profesional.

Ai aktualisht mbanë pozitën e parë me më së shumti gola të shënuar në historinë e futbollit dhe synim ka që të arrij 1000 gola në karrierën e tij, edhe pse kjo është pak e vështirë për të u arritur.

Në top 10-shën me më së shumti gola, pas tij në këtë listë vjen Lionel Messi me 838 gola të shënuar; Josef Bican 850+ gola; Romario 772 gola; Pele 757 gola; Ferenc Puskas 746+ gola; Gerd Muller 734 gola; Ferenc Deak 576+gola; Uwe Seeler 575+ gola dhe Tulio Maravilha 575 gola të shënuar.

Të ngajshme

Kur, ku dhe si jepet çmimi “Topi i Artë”

Donat Hashani

Gjest fantastik: Biletat e ndeshjes Trepça – Caldedonia (Skoci), sot shkojnë për vogëlushin e sëmurë

Donat Hashani

Kampionia e Kosovës në Basketboll, sonte luan në garat evropiane

Donat Hashani