Telenews

Ronaldo bëhet futbollisti me pagën më të madhe në histori

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht u prezantua sonte te klubi i tij i ri, Al-Nassr.

Klubi nga Arabia Saudite bëri të ditur se ylli portugez ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë.

Kësisoj, Ronaldo do të jetë i lidhur me Al-Nassr deri në verën e vitit 2025.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 37-vjeçari është bërë futbollisti më i paguar në histori.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të fitojë afro 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe marrëveshjen komerciale.

Vlen të theksohet se Ronaldo te Al-Nassr kaloi si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.

Të ngajshme

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

KushtrimGuraj

Bernardo Silva drejt MLS-së

KushtrimGuraj

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

KushtrimGuraj