Telenews

Ronaldo bën ‘goditjen’ finale ndaj Unitedit? Në të njëjtën kohë lansoi orët me dizajn që e shfaq duke realizuar në Old Trafford si lojtar i Realit

Tifozët e futbollit janë të bindur se Cristiano Ronaldo ia ka dhënë ‘goditjen’ e fundit Manchester Unitedi.

Pak para njoftimit të Djajve të Kuq për ndërprerjen e kontratës së superyllit portugez, ai lansoi partneritetin e tij për brendin e orëve luksoze.

Orët që arrijnë vlerë deri në 124.000 funte (143.000 euro), Ronaldo i ka bashkëdizajnuar me Jacob Arabo, themeluesin e kompanisë luksoze, Jacob & Co.

(Foto: Instagram/cristiano/Jacob & Co.)

Porse veçanti e këtyre aksesorëve është dizajni i brendshëm, në të cilin paraqitet CR7 duke shënuar një gol me kokë.

Për më shumë, atë gol, Ronaldo e ka realizuar gjatë kohës sa ishte lojtar i Real Madridit në portën e David de Geas, gjegjësisht Manchester Unitedit.

(Foto: Getty Images)

Kur u kthye në Old Trafford me Los Blancos gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve në vitin 2013, Cristiano kërceu shumë lart (295 cm) për ta shënuar golin ikonik me kokë.

Në pjesën e pasme të orës shfaqet një imazh i portugezit teksa bën festimin e tij të famshëm, ‘Siu’.

(Foto: Instagram/cristiano/Jacob & Co.)

Zgjedhja e këtij goli për ta vendosur në dizajnin e orëve është kuptuar nga tifozët si një goditje e fundit që i ka bërë futbollisti tashmë ish-klubit të tij.

Të ngajshme

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj

Kosova hyn për herë të parë në Top 100 kombëtaret më të mira në botë

KushtrimGuraj