Telenews

Ronaldo me trajner të ri te Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka një trajner të ri. Luis Castro, bashkatdhetari i CR7, ka pranuar ofertën e Al-Nassr dhe do të largohet nga pankina e Botafogos për t’u transferuar në Arabi.

Nuk është hera e parë për Castron që drejton në Arabi, duke pasur parasysh se në sezonin 2021/22 ka drejtuar Al-Duhail.

Ish-trajneri i Portos dhe Shakhtar Donetskut ishte larguar në mars të vitit 2022 nga Al-Duhail, për të marrë Botafogon, që mban vendin e parë në elitën e futbollit brazilian me 10 fitore dhe vetëm dy humbje.

Ka të ngjarë që kombësia portugeze të ketë ndikuar në zgjedhjen e Castros, ndoshta për të shfrytëzuar edhe më mirë Cristiano Ronaldon dhe për të fituar diçka pasi sezoni i parë në Arabi u mbyll pa tituj.

Të ngajshme

Zyrtare: Lojtarët e La Ligas do të protestojnë këtë fundjavë, pas vendimit që ndeshja Villarreal – Barça të luhet në SHBA

KushtrimGuraj

Ofertat e shumta nga Liga Premier, Real Madridi merr vendimin përfundimtar për Nico Paz

KushtrimGuraj

Zyrtare: Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën deri në vitin 2027

Valjeta Turkaj