Telenews

Ronaldo prezantohet me fanellën e Al-Nassr para mijëra tifozëve

Një ceremoni madhështore është organizuar për ta pritur Cristiano Ronaldon, futbollistin e ri të Al-Nassr.

Stadiumi “Mrsool Park” ishte i mbushur përplot me tifozë, të cilët donin ta shihnin yllin portugez me fanellën e klubit të tij të ri.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili pati një hyrje spektakolare në fushë, u prit me ovacione të shumta që nga momenti kur u shfaq para tifozëve.

Kujtojmë se Ronaldo ditë më parë nënshkroi me Al-Nassr një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Të ngajshme

Paralajmërimi i madh i Pedrit për Messin

KushtrimGuraj

Tri transferimet që Xabi Alonso i ka kërkuar Real Madridit

KushtrimGuraj

Bomba e janarit: Ricci bëhet Biankoner, ylli i Juves te Milani

KushtrimGuraj